Skip to content

Xhafaj me policinë e Shkodrës: Ka rënie të kriminalitetit në raport me 2017

Ministri i Brendshem Xhafaj dhe Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit Ardi Veliu zhvilluan një takim me strukturat e Policise Vendore në Shkoder.
 
Drejtori i policisë për qarkun e Shkodrës Vehbi Bushati tha se  situata e kriminalitetit ne këtë qark është nen kontroll me një ulje 10% krahasuar me 1 vit me pare.
 
Bushati tha se janë kryer disa operacione dhe nderhyrje ne kohe te policise per parandalimin e ngjarjeve me pasoja ndërsa ka ulje të ndjeshme te rasteve te kultivimit te kanabisit në këtë qark.
 
Ministri Xhafaj vlerësoi pozitivisht punen e strukturave te Policise në Shkoder.
 
“Vleresim te veçante per reagimin policor ne parandalimin e disa ngjarjeve te fundit ne Shkoder, te cilat kane rritur klimen e besimit te qytetateve te Policia e Shtetit. Masa shtese per parandalimin e aksidenteve rrugore dhe menaxhimin e trafikut te renduar per shkak te sezonit veror dhe ne Pikat e Kalimit Kufitar.”