Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka takuar strukturat drejtuese të Drejtorisë Vendore të Policisë në Vlorë, ku ka folur për masat dhe trajtimin e problematikës që lidhet me mbarëvajtjen e sezonin veror.
 
Gjithashtu në këtë takim është diskutuar mbi masat për parandalimimin e ngjarjeve kriminale dhe mbajtjen nën kontroll të elementëve me precedentë penalë dhe u trajtua ecuria e hetimeve për goditjen e grupeve kriminale në këtë qark, në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”.
 
Ministri Xhafaj vlerësoi për punën me shumë përkushtim, Drejtorin Vendor të Vlorēs dhe ekipin e ri drejtues.
 
Ndërkohë pritet që Policia Kufitare në Vlorë të aplikojë lexuesit e lëvizshëm të pasaportave, për të shmangur rradhët në hyrje e dalje në Port dhe lehtësuar lëvizjen e qytetarëve.
 
Ndër të tjera ministri i kërkoi nga autoritetet policore në Port, një shërbim më të mirë dhe komunikim më etik, marrë shkas nga disa njoftime të qytetarëve në Komisariatin Dixhital dhe mesazhe dërguar atij.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re