Ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj reagoi për protestën e opozitës, e cila bllokoi 4 akse kryesore në vend.

 

Nëpërmjet një postimi ne rrjetet sociale Xhafaj e konsideroi atë të paligjshme, ndërsa falenderoi qytetarët për durimin dhe vlerësoi strukturat e policisë. Sipas ministrit të brendshëm për rreth 2 orë qindra qytetarë mbetën të bllokuar në 4 akse kryesore rrugore, për shkak të protestës së paligjshme të zhvilluar nga opozita. Policia bëri të gjitha përpjekjet për të lehtësuar lëvizjen në rastet e emergjencës theksoi Xhafaj ne reagimin e tij.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re