Skip to content

Xhafaj pyet pse duhet zgjatja e mandatit të Vettingut, kryetarja e KPK: Duam një status për sigurimin e karrierës tonë, jeta jonë ka ndryshuar 100%

Gjatë mbledhjes së Këshillit të Legjislacionit, deputeti socialist, Fatmir Xhafaj ka kërkuar informacion lidhur me vonesën e dhënies së rezultateve më të shumta nga ana e organeve të Vettingut dhe gjithashtu kërkoi të dinte se cfarë dëshironin që t’u vihej në dispozicion nga ana e Kuvendit.

Ndaj Xhafës u përgjigj, kryetarja dhe nënkryetarja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit duke thënë se gjatë 5 viteve që kishin qenë në detyrë nuk kishin patur të mjaftueshme numrin e specialistëve dhe këshilltarve të kërkuar. Gjithashtu ajo tha se një problem tjetër kishte qenë fakti se shumë prej subjekteve të hetuara raportonin se ishin të infektuar me Covid sapo u dërgoheshin rezultatet e hetimit të bërë.

Deputeti Fatmir Xhafa: Duke qenë se unë bëj pjesë te ata persona të cilët mendoj se nuk ka nevojë të jetë Komisioneri publik këtu se I kam informacionet dhe dokumentet. Ajo që duhet bërë është të pyesim sesa standartet e unifikimit janë unifikuar në institucionin tuaj. A keni ankime për raste që tregojnë mbajtjen e dy qëndrimeve sa i përket institucionit tuaj?

Nënkryetarja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit: Unë e kuptoj që të gjithë shtrojnë të njëjtën pyetje, pse ne nuk e përmbyllim dot brenda 5 vitesh punën? Jemi mandatuar në 17 qershor në 2017 dhe që nga ai moment jeta jonë ka ndryshuar 100%. Jemi në sytë e të gjithë vendit, të publikut që ka nivelin më të lartë të pritshmërive ndaj nesh. Pse ne nuk i mbyllëm dot brenda 5 vitesh? Jam dakord me ato që thotë Xhafa që ka arsye të ndryshme. Ne kemi hyrë në godinë të tetor të 2017, kemi marrë rrogat e para në dhjetor të 2017. Ne kemi përfunduar rekrutimin e stafit në janar të 2018 dhe me ligj ne në atë kohë e kemi filluar punën. Në seancën e parë kemi dalë në mars të 2018. Ne kemi ardhur pranë kuvendit rregullisht cdo vit dhe kam kërkuar staf dhe në cdo vit më janë dhënë vetëm gjysma e atyre që më janë kërkuar. Sot më në fund kemi 12 këshilltarë ekonomikë dhe 24 këshilltarë ligjorë. Ne e kemi pasur të nevojshëm këtë numër që në fillim. Cfarë na pengoi? Pandemia, për katër muaj ne nuk kemi mbajtur asnjë lloj séance. Më pas na sëmureshin subjektet 1 ditë para seancës pasi ne u conim rezultatet e hetimit. Por ajo që është më e diskutueshme, askush nuk më ka pyet për 800 subjekte gjatë 5 viteve. Askush nuk e dinte se cfarë do ndodhte ne nuk kishim një shembull. 800 subjekte kanë gra apo burra bashkëshortë, duke shtuar edhe familjarët të cilët mund të bëhen 6400 persona. Ne shohim jetët e këtyre personave. A mundet ti shohim jetët e tyre për 5 vite?

Xhafaj: Pyetja ime është cfarë kërkoni ju nga Kuvendi për t’ju mbështetur?

Kryetarja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit: Na duhet një status që të kemi garanci për vijimin e karrierës tonë. Ne kemi kërkuar vazhdimisht por deri më tani nuk kemi marrë përgjigjie. Ne kërkojmë statusin e këtyre njerëzve që vënë jetën në rrezik duke investuar nga koha e tyre dhe e familjes. Zakonisht administrata mbaron punë në orën e premte në orën 2. Tani po zhvillohet kjo seancë dhe komisioni punon orë e pa orë për të siguruar pritshmëritë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb