Deputeti socialist, Fatmir Xhafaj, ka mohuar zërat se fushata e 14 majit është e para për Erion Veliajn. Ai shprehet se çdo betejë për Tiranën ka qenë e vështirë për Erion Veliajn, por megjithatë, sipas tij ai ia ka dalë që të ketë pas vetes shumicën.

 

“Kjo është gara e vërtetë e Erionit, jo nga fakti se në 2015-ën ishim me LSI, sepse edhe votat që kemi marrë në 2015 për Veliajn janë mbi PD, ky është fakt, nuk është LSI që ia dha rezultatin. Në 2019 ishin zgjedhje të vështira për shkak se vërtetë ishim vetëm në kutinë e votimit, po nga pikëpamja elektorale ishim gjithashtu vetëm. Pjesa gri nuk u përfshi në votime, që mund të jepte një rezultat edhe më të mirë dhe kjo e bënte procesin më delikat dhe më të vështirë për ne. Kjo betejë është e vështirë, jo për faktin se ka një kundërshtar, sepse e dimë të gjithë që nuk ka një vështirësi të madhe, por për faktin që je në mandatin e tretë dhe nuk është e lehtë kur ke bërë dy mandate përballë pritshmërive të larta që kanë njerëzit në territor, të shfaqesh në një mandat të tretë dhe të kesh një mbështetje më të madhe. Kjo natyrisht e bën më të vështirë faktin që kërkon një mandat të tretë sepse tani nuk krahasohesh më me atë që flinte gjumë, por krahasohesh me Erionin e para katër viteve dhe para tetë viteve”, shprehet ai.

 

Në garën e 14 majit, sipas Xhafajt, kreu aktual i Bashkisë Tiranë nuk ka kundërshtarë politik.

 

“Për fat të keq aktualisht ka një kandidat, në kuptimin e potencës reale , që është kandidati që ka PS, kryetari aktual i Tiranës. Për Tiranën ka garë, por nuk janë sfidantë të atij niveli sat ë vënë në pikëpyetje apo diskutim rezultatin. Jam i bindur dhe ata pesë tjerët që kanë hyrë në garë një që e kanë të sigurtë, kush fiton nga kryetarët e bashkive, gjithë lufta bëhet për Këshillat”, thekson Xhafaj.

 

Lidhur me të ardhmen e Veliajt në PS dhe aspiratat e tij, Xhafaj shprehet se kontributi i kreut të Tiranës në këtë forcë politike është i pa mohueshëm.

 

Megjithatë, ai mohon që Veliaj të ketë shprehur këtë ambicie.

 

“Ky debat është shumë spekulativ. Së pari, unë nuk e kam dëgjuar kurrë Erionin që ta shfaqë vetë këtë ambicie, por që Erioni është një nga ata djemë e vajza në PS që është rritur në mënyrë të jashtëzakonshme dhe pjekur politikisht dhe ka demonstruar përgjegjësi si politikan edhe si menaxher edhe si drejtues e figurë e rëndësishme politike brenda PS, ky është një fakt i njohur publik. Në PS ka disa djem e vajza që mendojs e kanë pritshmëri e ambice dhe është normale. Erioni nuk është nga ata që karrierën ia ka bërë dikush me dorë dhe kjo është një gjë që më pëlqen tek ai, Erioni e ka ndërtuar vetë karrierën e tij politike që fëmijë, siç ka ndërtuar vetë jetën e vetë, nuk ia ka falur njeri me bllok në dorë karrierën e tij, as fëmijërinë e tij, as shkollën e tij por as karrierën e tij”, shtoi ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re