Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi ka shpallur këtë të premte, zgjedhjet presidenciale. Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale, sipas Kushtetutës dhe afateve të parapara, do të mbahet më 21 prill, ndërsa i dyti më 5 maj.

 

Kandidatët duhet të paraqiten deri më 21 mars ndërsa fushata zgjedhore do të fillojë më 31 mars. Qeveria dhe opozita vazhdojnë të taktizojnë me kandidatët për president.

 

Ndërkohë që kryeministri Zoran Zaev së fundi ka deklaruar se mbështet idenë për kandidat të përbashkët.

 

Kongresi i LSDM-së është caktuar për 3 mars, ndërsa në garë për kandidat partiak mbeten katër emrat për të cilët aktualisht janë duke u zhvilluar anketa të brendshme, Oliver Spasovski, Stevo Pendarovski, Nikolla Dimitrov dhe Radmilla Shekerinska.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re