Në një kohë kur sot i gjithë debati është përqendruar tek Gjykata Kushtetuese, ku nga një anë qëndron presidenti dhe në anën tjetër maxhoranca, Ilir Meta ka shprehur edhe njëherë qëndrimin e tij në lidhje me çështjen në fjalë. Kreu i shtetit emëroi si anëtare Marsida Xhaferllari, e cila u betua sot bashkë me dy kolege të tjera, Elsa Toska dhe Fiona Papajorgjin. Ndërkohë Arta Vorpsi, kandidatja e cila ishte e para në listën për vakancën e shpallur nga presidenti, e që sipas vendimit të botuar në Fletoren zyrtare, është shpallur automatikisht anëtare e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa zgjodhi të betohet tek një noterë.

Por kush është anëtare e Gjykatës Kushtetuese, Xhaferllari apo Vorpsi? Presidenti Ilir Meta tha në ‘Opinion’ se: “Është ajo që ka dekretin e presidentit (pra zonja Marsida Xhaferllari)”.

I pyetur nga Blendi Fevziu se emri i Arta Vorpsi është botuar në Fletoren zyrtare, kreu i shtetit tha: “Kur po i kërcet për fletoren e Dvoranit. Ka mbaruar kjo histori… Jemi shtet i së drejtës nuk jemi republikë noteriale. Është e kopsitur kjo. Presidentit i merren kompetencat. Unë asistencë mjekësore nuk i ofroj dot. Ai paska shqetësim për çështjen e etikës së presidentit, ndërkohë nuk ka shqetësim që bëhej pjesë e një plani mafioz për ti grabitur në mënyrë mafioze kompetencat presidentit që ia ka dhënë kushtetua”, pohoi ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko