Anëtari boshnjak i Këshillit Presidencial të Bosnjë-Hercegovinës Shefik Xhaferoviq bëri të ditur se “Turqia i ka dhënë privilegj vendit të tij si asnjë vendi tjetër dhe se kjo duhet ta shfrytëzohet mirë. Qëllimi është që të rritet vëllimi tregtar me Turqinë në 1 miliard dollarë dhe kjo nuk është e pamundur”.
Xhaferoviq i bëri një vlerësim marrëdhënieve Turqi-Bosnjë dhe Hercegovinë.
Duke deklaruar se Bosnjë-Hercegovina ka fituar privilegje të mëdha me marrëveshjen e rishikuar të tregtisë së lirë me Turqinë, Xhaferoviq kujtoi se vëllimi aktual i tregtisë së jashtme është midis 700 dhe 750 milionë dollarë.
“Bashkëpunimi ekonomik me Turqinë do të vazhdojë intensivisht. Marrëveshja e rishikuar e tregtisë së lirë ka një rol të madh për të luajtur në këtë”, tha ai.