“Partia Demokratike ka nxjerrë leksionet e saj dhe ka marrë masat për të mbrojtur votën”. Kështu u shpreh në Ditari në A2 CNN kandidati demokrat për Durrësin Ferdinand Xhaferraj, sipas të cilit e gjithë fryma qytetare është në favor të PD-së. Ai tha se PD ka ngritur një Task Force prej 200 vullnetarësh për të mbrojtur votën në Durrës.
“Kemi Task Force në Durrës. Janë 200 vullnetarë që do lëvizin në çdo cep për të mbrojtur dhe për të ndëshkuar. Po instalojmë teknologjinë për të gjurmuar dhe garantuar të drejtën tonë. Njëra palë është portretizuar si njëra palë që vjedh votën dhe palën që mbron votën”.
I pyetur në lidhje me listën e kandidatëve të PD-së përballë atyre të PS dhe nisjes së hetimit nga prokuroria me kërkesë të KQZ-së të kandidatit Rezart Tushi, Xhaferri thotë se ky i fundit ka një problem në dokumentacion, por nuk mund të krahasohet e pakrahasueshmja.
“Dako është në fushatë, është i përfshirë. Kemi dy palë janë hetime në Durrës e Dibër dhe kjo nuk është rastësi edhe lista e Durrësit këtë tregon. Nëse fola për listë të PD ku ka akademikë e politikanë, kur thua Lefter Koka, unë them inceneratorët.
Unë i referohem fakteve kur thua Ergys Qyrbja, them përgjimet Shullazi. Kur thua Ndraxhi, them dosja 339. Ky është i pesti si mua në listë, por unë i shkolluar në akademinë e Pentagonit. Kur them Rama është padrinjo që i mbështjell të gjithë këta.
Rezart Tushi ka një problem në dokumentacion por nuk mund të krahasohet e krahasueshmja me të pakrahasueshme. Në funksion të këtij standardi, Basha është i vetmi lider që ka qëndruar në një qark.
Në mënyrë të padiskutueshme edhe në këtë janë dy botë të ndryshme. Në gjithë listën e PD del vetëm një që ka probleme në dokumentacion”.
Xhaferri thekson se këto nuk janë zgjedhje për rrotacion, pasi konsensusi i të gjithë qytetarëve është që jeta në këto 10 vite është përkeqësuar.
“Uragani nuk mund të ndalet, është frymë. Në 10 vite konsensusi i i durrsakëve është që në 10 vite jeta e tyre është bërë më keq pensionistë që nuk u janë rritur pensionet, të rinj që nuk gjejnë vende pune, të sëmurë që thonë mos më çoni në spital nuk janë zgjedhje për rrotacion e ndryshim, por për përmbysje dhe referendum. Të gjithë bien dakord që jeta në këto vite është bërë më keq”.
Ai shpreson se baza e Partisë Demokratike në Durrës do të marrë 8 mandate.
Për Xhaferrin, kryeministri Rama është arkitekti i padrejtësisë me rindërtimin në Durrës, ku pas tërmetit janë shembur me urgjencë 36 pallate për të humbur gjurmët dhe vetëm ën dy ka filluar ndërtimi.
“Tërmeti nxjerr lakuriq keqqeverisjen e Ramës dhe rilindësve të tij Rama ka dështuar katërcipërish me tërmetin nuk ka dalë përgjegjësia për atë që ndodhi. Nuk vrau tërmeti, por dora e njeriut e masakra urbane pa u vendoset drejtësia nuk mund të shërohet shoqëria.
Rama ka penguar drejtësinë. U shembën me urgjencë 36 pallate për të humbur gjurmët dhe jo për të rindërtuar. Tashmë është provuar që Rama është arkitekti që ka penguar drejtësinë”.
