TIRANË– Ditën e sotme përfaqësues të politikës shqiptare kanë zhvilluar një takim, ku edhe kanë diskutuar çështje të aktualitetit. Ish-ministra, deputetë, e të tjerë që e kanë djegur mandatin e tyre kanë takuar ish-gjeneralin e NATO-s, Michael Barberon. 

Fotografi Agim Rama në rrjetin e tij social në Facebook ka ndarë foto të takimit duke përcjellë edhe disa nga bisedat miqësore që janë bërë mes Barberos dhe politikanëve shqiptarë. 

Ajo që bie në sy nga fotot është fakti që politikanë të të gjitha kahëve janë ulur në një tryezë duke lënë mënjanë mosmarrëveshjet.  

Rama ka ndarë edhe një foto të ish-ministrit të Energjitikës krahas të cilës shkruante: Gjiknuri i kërkon ndihmë gjeneralit të NATOS për mbylljen e Reformës Zgjedhore.

Por nuk kanë munguar as takimet miqësore si ai mes Agron Dukës dhe kolegut të tij socialist Nakim Dokles. 

“Xhaketat e vjetra të politikës së vjetër, mall për njëri-tjetrin,“-shkruan fotografi. Ndërkohë nuk ka munguar as një shkrepje nga një përqafim mes Fatmir Mediut dhe Klajda Gjoshës. 

(k.m/dosja.al)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re