Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka kritikuar qeverinë për abuzimet që bëhen në institucionet e shtetit me pagat. Në Komisionin e Ekonomisë, Spaho solli rastin e Albcontrol ku sipas tij shpenzimet janë skandaloze, “me xhakuzi apo festa harbuese”.

Deputeti demokrat tha se në Albcontrol rrogat e drejtuesve janë disa herë më të mëdhaja se të presidentit dhe abuzohet në gjitha shpenzimet.

“Ky rregull që kemi pasur tani ka bërë të mundur që të abuzohet me pagat në këtë kategori institucionesh ku drejtuesit e tyre kanë paga disa herë më të larta sesa e presidentit. Abuzimi në shpenzime të tjera është skandaloz. Po ju jap vetëm një shembull se ditës së djeshme, xhakuzi, salep, masazhe festa harbuese ja si shpërdorohen paratë dhe rasti është me Albcontrol. Ju qeshin, nuk ka problem. Unë po ju jap një shembull sesi në Albcontrol rrogat e drejtuesve janë me herë me të mëdhaja se të presidentit dhe abuzohet në gjitha shpenzimet e tjera dhe Albcontroli ka qenë shembull më para për këtë gjë”, tha Spaho, i cili mbështeti edhe qëndrimin e deputetit socialist, Erion Braçe, i cili ngriti shqetësimin për diferencën mes rrogës së titullarit dhe rrogës së punonjësit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re