Forcat izraelite, të cilat morën masa të forta sigurie me barriera hekuri në zonën e Qytetit të Vjetër, nuk lejuan që në orët e mëngjesit të rinjtë palestinezë, e ndonjëherë edhe të moshuarit, të hynin në Aksa.

Forcat izraelite ndërhynin herë pas here dhunonin të rinjtë palestinezë që donin të hynin në Xhaminë Al-Aksa brenda Qytetit të Vjetër dhe në portat e tij.

Palestinezët, të cilët nuk u lejuan të hynin në Al-Aksa për namazin e xhumasë, falën namazin e tyre rreth kompleksit të shenjtë.

Forcat izraelite ndërhynë kundër të rinjve palestinezë në rrethin Wadi al-Jawz, që ndodhet pranë Mesxhid al-Aksasë, me gaz lotsjellës, plumba plastikë dhe plumba të vërtetë, si dhe me topa uji të ndotur që mbante erë të keqe.

Ujërat e spërkatura nga mjetet intervenuese izraelite krijuan një erë të keqe në rrugët përreth Xhamisë Al-Aksa.

Në Mesxhid al-Aksa, ku normalisht 100 deri në 150 mijë njerëz rreshtohen për namaz të premteve, vetëm rreth pesë mijë njerëz kanë mundur të falen këtë javë, si në katër javët e fundit që nga 7 tetori, për shkak të pengesave të Izraelit.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re