Policia izraelite e cila vazhdon kufizimet e saj përreth xhamisë Al-Aksa, ashtu si në javët e kaluara pengoi sërish palestinezët që donin të falnin namazin e xhumasë.

Forcat izraelite morën masa sigurie intensive duke vendosur barriera hekuri në zonën e Qytetit të Vjetër dhe që nga orët e mëngjesit nuk lejuan hyrjen në Al-Aksa për të rinjtë palestinezë, e ndonjëherë edhe për palestinezët e moshuar.

Forcat izraelite dhunuan duke shtyrë të rinjtë palestinezë që donin të hynin në xhaminë Al-Aksa brenda Qytetit të Vjetër dhe në dyert e saj. Palestinezët, të cilët nuk u lejuan të hynin në Al-Aksa e falën namazin e xhumasë përreth kompleksit të Al-Aksës.

Qindra palestinezë u rreshtuan dhe falën namazin e tyre në xhaminë në lagjen Ra’s el-Amud e cila përballë ka pamje që shikon xhaminë Al-Aksa.

Forcat izraelite ndërhyri me gaz lotsjellës dhe ujë të ndotur me presion e aromë të keqe të lëshuar nga automjetet kundër të rinjve palestinezë në lagjen Wadi al-Jawz, që ndodhet në afërsi të Mesxhidit Al-Aksës.

Ujë i ndotur i lëshuar nga automjetet shkaktoi aromë të keqe në rrugët përreth xhamisë Al-Aksa.

Në xhaminë Al-Aksa ku në përgjithësi ditët e premte për namaz rreshtohen 100 deri në 150 mijë njerëz, për shkak të pengesave të Izraelit që nga 7 tetori ashtu si në 5 javët e kaluara edhe këtë javë kanë mundur të falen vetëm rreth 4 mijë njerëz.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re