Xhamia Nilejn (Dy Nile), e cila është xhamia më e madhe e ndërtuar në brigjet e lumit Nil në rajonin e kryeqytetit Kartum, tërheq vëmendjen e turistëve vendas dhe të huaj me pamja e saj unike arkitektonike dhe historinë e ndërtimit.

E ndërtuar në qytetin Omdurman ku bashkohen Nili i Bardhë që vjen nga Uganda dhe Nili i Kaltër me burim nga Etiopia (Mugren), Xhamia Nilejn u projektua në vitin 1973 nga Gamar ed-Devla Et-Tahir, një student i Fakultetit të Arkitekturës në Universitetin e Kartumit.

Xhamia u ndërtua pranë parlamentit në Omdurman pasi projektin në një ekspozitë e pa presidenti i kohës, Jaafar Nimeiry.

Struktura, e cila mban epitetin si xhamia më e madhe e ndërtuar në brigjet e Nilit, dallohet nga shoqet e saj për faktin se është pa kolona, ​​me zbukurime brenda dhe tekstura të ndryshme nga jashtë.

Xhamia mbushet përplot gjatë namazeve të xhumasë dhe Bajramit, ndërsa shpesh vizitohet nga turistët vendas dhe të huaj.

Xhamia po ashtu është një qendër e rëndësishme sociale, ku organizohen ligjërime, mësime të Kuranit, biseda, si dhe me bibliotekën e saj.

Përgjegjësi i xhamisë, e cila funksionon nën kujdesin e Universitetit të Kuranit dhe Shkencave Islame të Sudanit, Dr. Ismail Abdurrahim Bahit, tha për (AA) se ndërtimi i xhamisë, i cili u iniciua me urdhër të ish presidentit Nimeiry, përfundoi në vitin 1984 me ndihmën e popullit të Sudanit dhe disa vendeve të Gjirit.

Ai rrëfen se në hapjen e xhamisë kishte marrë pjesë edhe legjenda e boksit dhe aktivisti musliman Mohammad Ali.

Bahit tregon se xhamia ka sipërfaqe totale prej 12 mijë metrash katrorë, përfshirë 2.500 metra katrorë të strukturës kryesore, duke shtuar se në të mund të falen në të njëjtën kohë një mijë besimtarë.

“Turistët nga e gjithë bota vizitojnë patjetër Xhaminë Nilejn”, thotë Bahit, duke shtuar se meqë xhamia afër tre anëve të kryeqytetit Kartum (Kartum – Omdurman – Bahri), atje mbahen ceremoni martesore, veçanërisht të premteve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re