Skip to content

Xhamia historike e trashëgimisë osmane në Somaliland tërheq vëmendjen e vizitorëve

Xhamia historike që mban gjurmët e Shtetit Osman në Berbera, qyteti port strategjik i shtetit afrikan, Somaliland, tërheq vëmendjen e vizitorëve.

Xhamia e ndërtuar në periudhën e Kanuni Sulltan Sulejmanit, mban gjallë frymën osmane në rajon.

Xhamia e lashtë është një nga destinacionet për vizitorët e këtij qyteti.

Disa nga vizitorët e xhamisë pasi falin namazin, fotografohen dhe informohen rreth historisë së xhamisë.