Një xhami në qytetin Duisburg në perëndim të Gjermanisë të martën mori një letër me shënime islamofobe dhe raciste për të tretën herë.

Letra, në adresë të xhamisë Miradie përmban fyerje të rënda ndaj muslimanëve dhe turqve.

Drejtori i administratës së xhamisë, Ramazan Ceylan tha se: “Ne i kryejmë aktivitetet tona brenda kornizës së përgjegjësisë sociale dhe përpiqemi të kontribuojmë për shoqërinë gjermane. Autorët e letrave të urrejtjes të cilat janë dërguar edhe më parë nuk mund të gjenden”.

Xhamia Miradie, e ndërtuar nga muslimanët turq nën ombrellën e Unionit Islam Turk të Çështjeve Fetare (DITIB) ka marrë letra anti-muslimane edhe më parë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re