Xhamia e Plumbit është një tjetër atraksion turistik që ngjall interesin e vizitorëve të kryeqendrës së veriut.

 

Shumë turistë dhe jo vetëm kuriozohen për emrin e këtij kulti fetar, por në fakt përgjigja është më e thjeshtë se mund të mendohet.

 

Në emisionin Quo Vadis në Vizion Plus, arkeologu, Helidon Sokoli zbulon se ky toponim vjen nga vetë materiali me të cilin xhamia është ndërtuar.

 

“E ka marrë emrin nga vetë struktura e saj, kupolat e saj janë në total 12 kupola, janë të veshura me plumb. Plumb i cili u dëmtua gjatë periudhës së Luftës së Parë Botërore, por sërish u rivesh xhamia me plumb dhe është një ndër vendet më të vizituara sapo turistët të lënë kalanë apo para se të ngjiten në kala, sepse nga vetë tipologjia e saj është një xhami unike në vendin tonë, sepse ka një miksim të arkitekturës turke me atë arabe, ç’ka e ndeshim shumë rrallë në Ballkan”, thekson ai.

 

Në të njëjtën kohë, ndër virtytet e Shkodrës mbetet dhe bashkëjetesa e besimeve fetare, që haset ndjeshëm në krahasim me zonat e tjera të vendit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re