Skip to content

Xhamu Kashmir, protestë për kthimin e trupave të të rinjve të vrarë

Familjet dhe miqtë e tre të rinjve të vrarë kanë mbajtur protestë në Srinagar, qytetin më të madh të rajonit indian Xhamu Kashmir.

Policia e Xhamu Kashmirit pretendoi se tre militantë u vranë në përleshjen me armë në Lawaypora në periferi të Srinagar më 30 dhjetor të vitit 2020.

Këto pretendime u kundërshtuan nga familjet duke theksuar se djemtë e tyre ishin të pafajshëm.

Teksa zhvillohej protesta për kërkimin e trupave të të afërmve të tyre, babait të njërit prej të rinjve të vrarë, Athar Mushtaq, i ra të fikët.

Familjet dhe të afërmit pohojnë se të rinjtë e vrarë, Ajaz Maqbool Ganie, Athar Mushtaq dhe Zubair Ahmad, nuk kanë pasur asnjë lidhje me grupet militante.

Çështja e Kashmirit

Britania e Madhe gjatë tërheqjes së saj nga India në vitin 1947, kishte lënë të lirë Kashmirin i cili ishte nën sundimin e princit, t’i bashkohet ose Indisë ose Pakistanit. 90 për qind e popullatës së Kashmirit e cila është muslimane në vitin 1947 doli me qëndrimin që t’i bashkohet Pakistanit, por princi i asaj kohe, vendosi të bashkohet me Indinë në vend të Pakistanit. Ndërsa këtë vendim e kundërshtoi popullata muslimane e Kashmirit.

Pasi Pakistani dhe India dërguan ushtarë në rajon, palët luftuan për herë të parë në vitin 1947. Të dy vendet për të njëjtin shkak luftuan edhe në vitet 1965 dhe 1999. 45 për qind e Kashmirit është nën kontrollin e Indisë ndërsa 35 për qind nën kontrollin e Pakistanit. 20 për qind e rajonit është nën kontrollin e Kinës. India, rajonet të cilat i okupoi i lidhi me vete nën emrin provinca “Xhammu Kashmir”.

Xhamu Kashmir është provinca e vetme e Indisë ku jeton shumicë muslimane. Ndërsa Pakistani Kashmirin që e ka nën kontroll i dha status të dy rajoneve autonome “Azad Kashmir (Kashmiri i Pavarur)” dhe “Gilgit Baltistan”.

Ndërkohë, India më 5 gusht të vitit të kaluar duke anuluar nenin 370 kushtetues që i njeh Kashmirit statusin e veçantë për më shumë se gjysmë shekulli, eliminoi strukturën me status të veçantë të rajonit dhe e ndau Xhamu dhe Kashmirin në territorin e dy njësive.

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) me vendimin e marrë nga viti 1948 kishte parashikuar pastrimin e Kashmirit nga ushtarët ndërsa e ardhmja t’i caktohet me referendum. India nuk është dakord me referendumin ndërsa Pakistani kërkon të zbatohen vendimet e KS të OKB-së.