Xhaxhai i Aleks Nikës, dëshmori i rënë më 21 janar tha se çështja e dënimit të autorëve është zvarritur por për këtë nuk ka faj policia apo qeveria, por segmente të tjera të drejtësisë.

Ai tha se nuk pret drejtësia nga qeveria dhe se me përfundimin e reformës në drejtësi shpreson të ketë një vendim të drejtë për të autorët që vranë 4 protestuesit.

“Ne kërkojmë vetëm drejtësi, ne nuk kërkojmë nga qeveria, po nga drejtësia. 

Zvarritja ka patjetër por nga shumë segmente të tjerë, nuk është zvarritje nga kryeministri. 

Po të përfundojë reforma në drejtësi e besoj se do ketë drejtësi për të rënët“, tha xhaxhai i Aleks Nikës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re