Mjeku Renato Osmënaj, i cili njihet ndryshe si “Xhaxhi Doktori” ka reaguar në lidhje me denoncimin e kreut të PD, Lulzim Basha për fshehjen e viktimave nga Covidi. Sipas Osmënaj, shkruan në Facebook se shifrat i manipulon qeveria dhe jo spitali.

“Babe! Shifrat i manipulon qeveria jo spitali! Ne jemi në punë 24 orë në ditë, por pa keqardhje po të them se Basha ka të drejtë! Edhe unë në infektiv punoj”, shkruan mjeku Renato Osmënaj në postimin e tij në Facebook.

Debatin për mostransparencë mbi numrin e vdekjeve nga Covid-19 e përforcoi kreu i PD, Lulzim Basha pasi publikoi disa dokumente që pretendon se kanë dalë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, të cilat sipas tij tregojnë se numri i viktimave në raport me ato që deklarohen është dyfish.

Sipas numrit një të opozitës, që nga Marsi e deri në muajin Tetor, janë 414 raste vdekjesh nga Covid-19 që janë mbajtur të fshehta. Basha tha se autoritetet për periudhën Mars-Tetor kanë raportuar vetëm 509 raste fatale ndërsa realisht sipas tij, janë 923 viktima nga Covid-19.

(A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re