Drejtori i rrjetit Akademik shqiptar, Arian Xhelaj në një intervistë për Vizion Plus, tregon se cilat janë preferencat e maturantëve sipas aplikimeve dhe regjistrimeve të bëra deri më tani.

 

Se pari si eshte numri i maturanteve qe jane regjistruar deri tani krahasuar me nje vit me pare?

 

“Kemi ecuri të mirë, mbase edhe më të mirë se vitet e kaluara, kemi 80% që aplikuan në raundin e parë, të cilët tashmë janë regjistruar dhe është ecuri nga më të mirat”, thekson ai. “ Mbase edhe efekti i konkurseve dhe disa testeve në disa degë”, thekson ai se mund të kenë ndikuar që maturantët të mos presin raundin e dytë të regjistrimeve. “Shumica e aplikimeve kanë shkuar në dy grupimet e zakonshme që janë dega e Mjekësisë, Shëndetit dhe Infermierisë dhe degët e IT dhe teknologji dhe inxhiniere. Në vetvete, IT ka më shumë regjistrime, rreth 15% e totalit, ndjekur nga degët e mjekësisë e shëndetit, por të dyja degët së bashku përbëjnë më shumë se gjysmën e regjistrimeve në rang kombëtar”, shton ai.

 

Universitetet e rretheve kane ngritur shqetesimin per numrin e ulet te regjistrimeve ne disa dege, madje ka edhe dege ku deri ne kete faze nuk ka asnje te regjistruar, perse ka ndodhur kjo?

 

“Pse kur ka qenë ndryshe? Numri i programeve të studimeve nga momenti i aplikimeve në E-Albania deri më tani kanë pasur një rritje me 30%”, thekson ai duke shtuar se në disa programe është normale që të ketë ulje interesi, theksuar edhe tregut por edhe interesit të maturantëve që duan punësim të shpejtë në tregun e punës. “Janë programe që në të gjithë botën kanë problematika”, thekson ai, duke shtuar se duhet akoma më shumë punë edhe nga vetë universitetet.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re