Skip to content

Xhelal Mziu del nga SPAK: Rakip Suli është i terrorizuar nga zgjedhjet e ardhshme vendore

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Ish-kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, është thirrur këtë të mërkurë në Prokurorinë e Posaçme ku është marrë prej më shumë se 3 orësh në pyetje në lidhje me kallëzimin që i ka bërë pasuesi i tij në detyrë Rakip Suli.

 

Ky i fundit ka kallëzuar deputetin e opozitës Mziu se gjatë kohës që ka drejtuar bashkinë e Kamzës ka shpërdoruar detyrën.

 

Në përfundim Mziu nuk pranoi të tregonte se çfarë u pyet nga prokurorët për shkak se çështja është nën hetim, por ai shtoi se është thirrur si deklarues ndërkohë akuzoi Sulin se sulmi është politik.

 

Rakip Suli është i terrorizuar nga zgjedhjet e ardhshëm vendore. E fitoi bashkinë me 6%. Unë u pyeta si deklarues, nuk mund të jap më gjatë shpjegime për shkak të sekretit të hetimit.

 

Më herët në kallëzimin e tij, kreu i Bashkisë së Kamzës Rakip Suli denoncoi pranë SPAK Xhelal Mziun se ka favorizuar subjekte private të cilët kishin leje ndërtimi dhe nuk i ka detyruar që të kalojnë 3% të sipërfaqes së ndërtimin për banesa sociale, siç parashikohen në ligjin e urbanistikës për ndërtime mbi 2 mijë m2.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë