Skip to content

Xhelal Mziu tallet keq me Rakip Sulin, i nxjerr fotot: Meqë nuk po bëjmë investime, reklamojmë shitje rrobash e perimesh!

Ish-kryetari i demokrat i bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu ka ironizuar kreun aktual të bashkisë Rakip Sulin, për mungesën e investimeve gjatë drejtimit të tij në këtë bashki.

Mziu ka publikuar disa foto të kryebashkiakut socialist, teksa shihet duke reklamuar shitjen e rrobave dhe të perimeve.

Mziu shkruan se në një kohë kur nuk bëhen investime dhe shërbime ndaj qytetarëve ka mbetur vetëm shitja e rrobave dhe perimeve.

“Meqenëse nuk po bëjmë investime dhe shërbime ndaj qytetarëve.. Po reklamojnë shitje rrobash e perimesh. Sa keq për qytetin tonë!” – shkruan Mziu.

/faxweb