Ndalesa e radhës e kryedemokratit Lulzim Basha për të bërë fushatë do të jetë Dibra. T

akimi i tij do të mbahet të shtunën dhe deputeti i zgjedhur i PD-së, Xhelal Mziu ka ftuar të gjithë dibranët të jenë pjesëmarrës.

“Të dashur bashkëqytetarët e mi dibranë! Nesër ditën e shtunë datë 29.05.2021 ora 10.30 tek Pallati i Kulturës Peshkopi zhvillohet një takim me Kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë zotin Lulzim Basha.

Janë të ftuar për të marrë pjesë struktura politike, anëtarë e simpatizantë të PD të degës Dibër, intelektualë, biznesmenë, të rinj e të reja dhe çdo qytetare e qytetarë dibranë”, u shpreh Xhelal Mziu në “Facebook”.

Kandidatët për kryetar në PD po kryejnë fushatë përballë demokratëve, ndërsa zgjedhjet do të mbahen në 13 qershor.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re