Një 20-vjeçare italiane ka përjetuar kërcënime, ngacmime në mënyrë të përsëritur, izolim nga cdo dëshirë si dhe është detyruar të mbyllë të gjitha rrjetet sociale dhe të vishte vetëm rroba të errëta nga i dashuri i saj shqiptar.

Makthi vazhdoi edhe pas përfundimit të lidhjes pasi u përball vazhdimisht me përndjekje, derisa e denoncoi në polici ish partnerin 21-vjeçar, i cili u arrestua në Cornaredo të Milanos.

Ai është akuzuar për përndjekje dhe dëmtime të rënda ndaj vajzës. Mediat italiane raportojnë se gjatë periudhës së bashkëjetesës me vajzën, e cila zgjati më pak se një vit, përveç që e detyroi atë të ndërpresë çdo marrëdhënie me miqtë dhe të fshijë profilet e saj në rrjete sociale, ai i kishte vendosur një ‘kod veshje’, duke e lejuar atë të përdorte vetëm rroba të errëta.

Ditët e fundit, 21-vjeçari u gjurmua në Cornaredo dhe u arrestua për veprimet e rënda të kryera ndaj ish-të dashurës së tij, në muajt Nëntor dhe Dhjetor 2020, në Settimo Milanese. Sipas asaj, për shkak të xhelozisë që ndjente ndaj vajzës, ai e kishte kërcënuar dhe ngacmuar atë disa herë, duke e detyruar atë të ndryshonte mënyrën e jetesës.

Sapo mbaroi bashkëjetesa, i riu i dërgonte mesazhe dhe e kërcënonte me vdekje në rast se fillonte një lidhje të re. Për më tepër, ai kishte dëmtuar makinën e gjyshes së ish të dashurës, kishte lyer derën e një apartamenti në pronësi të gjyshërve me shkrime fyese dhe ofenduese, si dhe kishte dëmtuar derën e godinës ku ajo jeton me nënën dhe gjyshen e saj.

Në fund të dhjetorit, erdhi kulmi i ngjarjeve që bëri vajzën ta denonconte. 21-vjeçari, identiteti i të cilit nuk është zbuluar, hodhi një bombë në ballkonin e shtëpisë së saj duke shkaktuar dëme të mëdha në banesë e duke shkaktuar panik tek banorët përreth.

(A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re