Skip to content

Xhelozia, shkak i vrasjes së Etlirës, vetëm 37-vjeçe; të dy të divorcuar dhe me fëmijë

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Xhelozia duhet të jetë pista më e besueshme ku do të përqëndrohet hetimi mbi vrasjen e 37-vjeçares Etlira Elezi sot në Elbasan.

Në kërkim për këtë ngjarje është shpallur Ramis Mici 37 vjeç, bashkëjetuesi i viktimes.

Ramisi dhe Etliri ishin të dy të divorcuar.

Ata kishin ndërtuar një marrëdhenie mes tyre prej 6 vitesh pas martesave të dështuara më heret, nga të cilat kishin edhe fëmijë.

Prej disa muajsh ata bashkëjetonin në një shtëpi me qira në në lagjen “Skënderbej” në qytetin e Elbasanit.

Trupi i Etlirës u gjet pas mesnate nga pronarët e banesës që I kishin hyrjen me qira.

Etlira është qëlluar me thike nga partneri i saj, Ramis Mici I cili aktualisht është ende në kërkim.

Sikurse rrëfyen pronarët e banesës disa ditë më parë mes ciftit ka pasur një konflikt, kuy është dashur edhe prania e policisë.

Gjasat janë që xhelozia në cift të ketë shtyrë Ramis Micin drejt këtij krimi të rëndë.

VIktima Etlira Elezi ishte me origjinë nga Belshi dhe kishte një vajzë nga martesa e parë ndërsa Ramis Mici kishte dy fëmijë.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë