Pas Eno Bozdos, edhe Xhemal Gjunkshi nuk do të jetë pjesë e zgjedhjeve të 25 prillit 2021 si kandidat në lista.

Burimet bëjnë me dije se Gjunkshi, i cili para djegies së mandatit ishte deputet i qarkut Dibër, është caktuar në postin e koordinatorit kombëtar për sigurinë.

Kryedemokrati Lulzim Basha pritet të thërrasë sot pasdite Kryesinë e Partisë Demokratike me të cilët do të diskutojë listën e kandidatëve për deputetë.

Mbledhja do të zhvillohet fizikisht me 28 anëtarët e kryesisë, ndërsa në një mbledhje online, Basha do të diskutojë me 343 anëtarët e Këshillit Kombëtar. Pas këtij procesi, pritet prezantimi i kandidatëve në një ceremoni të veçantë.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re