Burime të brendshme dhe të sigurta thonë për Anabel.al se Xhemi Shehu është larguar nga Top Channel. Ndonëse nga ana e Xhemit nuk ka ende një reagim, burimet theksojnë se bashkëpunimi është ndërprerë zyrtarisht pasi moderatorja ka firmosur dorëheqjen.

Anabel.al u përpoq të kontaktonte me Xhemi Shehun, por nuk kemi marrë ende një përgjigje.

Lajmi i largimit të Xhemit vjen pak kohë pas zërave të pakonfirmuar të largimit të regjisorit Altin Basha dhe të një pjesë të aktorëve të programit të humorit, “Portokalli”.

/aktoretshqiptare.info

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re