Rikthimi i reshjeve të dëborës në zonat malore, ka sjell probleme në rrugët e disa fshatrave.  Këtë të enjtje efektivët e Batalionit Xhenio kanë bërë të mundur hapjen e 7.8 km rrugë të bllokuara nga dëbora në Picar të Gjirokastrës.

 

Forcat e Armatosura gjatë gjithë këtyre ditëve në bashkëpunim me Drejtorinë e Emergjencave Civile kanë qenë në gadishmëri për tu ardhur në ndihmë banorëve të zonave në vështirësi për shkak të rrugëve të bllokuara.

 

Operacioni për zbllokimin nga dëbora në fshatin Golem të Njesisë Administrative Picar, në Prefekturen e Gjirokastër, ka bërë të mundur  hapjen e 7.8 km rruge, një aks që lidh fshatin me njësinë administrative.

 

Ndërkohë FA-të vazhdojnë të jenë në gadishmëri për çdo rast emergjence në ndihmë të banorëve që mund të kenë probleme si pasojë e motit të keq.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re