Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Xhensila Myrtezaj ishte e
ftuar sot në “BE Coffee”, ku ka zbuluar shumë të pathëna për
marrëdhënien e saj me Besin dhe vogëlushen e tyre Ajka.

E pyetur nëse ka ndonjë gjë që e besdis tek Besi, Xhensila u shpreh
se janë shumë gjëra që e besdisin dhe një ndër to është fakti që ai i
shtyn gjërat për më vonë.

“Besi ka një fjalë që më nxihet jeta sa herë e përdor: 1 sek. Ai 1
sekondi zgjat 24 orë. 1 sekondë për gjithçka. Besi duhet t’i ndërrojmë
vajzës pelenën: 1 sek. Kalon 1 orë, 2 orë, 3 orë, i vjen rradha pelenës
tjetër, prapë: 1 sek. Duhet të ndërrojmë qumështin e vajzës ose Besi më
duhet patjetër kjo gjë tani, ai prapë: 1 sek”, tregoi Xhensila.

Share this:WhatsAppEmail

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re