Xhenxhefili ka shije të veçantë, e cila nuk u pëlqen të gjithëve, por në shumë kultura ai njihet si ilaç, transmeton Kosova Post.
Forcon memorien
Një studim i bërë në Tajlandë ka treguar se te femrat e moshës 50 deri 60-vjeçare, që kanë konsumuar rregullisht xhenxhifil, pas gjashtë muajsh është parë një përmirësim i funksioneve kognitive dhe i memories.
Ilaç natyror kundër dhembjes
Falë vetive antiflamatore, xhenxhifili mund të ndihmojë në dhembjet e nyjave dhe muskujve, meqë vepron si analgjetik.
Alergjitë
Xhenxhefili është i njohur edhe si ilaç i mirë kundër shenjave klasike të alergjisë, sikur që janë shkuarja e hundës, sytë e përlotur dhe kollitja./Kosova Post/.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re