Ju duhet të keni marrë këshillën e artë që të kujdeseni gjithmonë mirë për portofolin tuaj. Ndaj, fjala vjen, nuk e mbani në xhepin e pasmë dhe të ngjashme. Dhe kësaj këshille duhet t’i kushtohet vëmendje veçanërisht kur vizitoni destinacione të caktuara turistike të kontinentit të vjetër.

Sipas hulumtimit të bërë nga portali britanik Quotezone.co.uk, kushdo që të jeni, do ta gjeni veten në shënjestër të hajdutëve të xhepave në Itali, më pas Francë, por edhe në Holandë.

Hulumtimi u bazua në numrin e përmendjeve të hajdutëve të xhepave nga turistët në rishikimet e atraksioneve kryesore të secilit vend.

Edhe pse Barcelona shpesh mendohet si një pikë e nxehtë për hajdutët e xhepave, Spanja nuk u rendit në toppesëshen.

Koloseu romak, shatërvani Trevit dhe Panteoni u përmendën si vende ku turistët përjetuan vjedhje. Hulumtimi nga money.co.uk doli me 2206 komente që përmendnin hajdutët e xhepave në shatërvanin Trevi në Romë.

Shatërvani ikonë është një nga atraksionet më të rëndësishme të Romës dhe zakonisht është plot me turistë që bëjnë foto. Turistët duhet të jenë të vetëdijshëm për mashtrimet e zakonshme që mund të përdoren si teknika shpërqendrimi.

Kjo ngase xhepistët mund të punojnë në çift, ku njëri i bën “mendjen dhallë” turistit e tjetri finalizon aktin.

Zona përreth Katedrales së Milanos dhe Galerisë Uffizi në Firence është gjithashtu plot me hajdutë xhepash. Franca zuri vendin e dytë në listë ku Kulla Eifel u përmend si një vend veçanërisht kritik ku mund të “të fluturojë” portofoli.

Holanda vjen si vendi i tretë më i keq në Evropë për hajdutët e xhepave, ku e pason Gjermania në vendon e katërt.

Greqia është destinacioni i pestë më i keq, i ndjekur nga Spanja dhe Portugalia në vendin e gjashtë dhe të shtatë.

Rruga e këmbësorëve të Barcelonës, e famshmja Rambla, renditej më parë si vendi që ka më shumë gjasa të të “humbë portofoli”.

Pra, tani që e dini këtë, mbani sytë hapur kur jeni pranë atraksioneve të caktuara.

Thjesht, kini kujdes, sepse ju vetë e dini se kujdesi është nëna e mençurisë. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re