Aktori Xhevahir Zeneli ishte i ftuar në emisionin Vizioni I Pasditës në Vizion Plus, ka ndarë një episod të “sikletshëm” gjatë qëndrimit të tij në Amerikë.

Dukë rrëfyer arsyet përse u rikthye në Shqipëri, aktori I njohur I humorit zbuloi se e ka ndaluar një herë policia në gjendje të dehur në makinë. Me humor aktori është përgjigjur:

“ Më kanë zënë të pirë në makinë, gjë që po të ndodhte në Shqipëri do të thoshte polici turp të të vijë , me kaq pak do ta mbyllësh ditën? Do pija edhe një me policin, pastaj do shkoja në shtëpi.

Me atë sasi që më zunë atje, bëra një llogari, më saktë ma bënë llogarinë: dëmi që mu shkaktua I binte që të prisja një biletë, të vija të dehesha në Shqipëri dhe të kthehesha prapë në Amerikë”, u shpreh Xhevahir Zeneli.

Aktori më tej sqaroi arsyet përse u kthye në Shqipëri.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re