Provat gjatë xhirimit të një filmi u kthyen në një tragjedi pasi një grua humbi jetën dhe një burrë mbeti i plagosur kur aktori Alec Baldwin qëlloi me armë “lodër” që përdoret në filma.

Policia në SHBA tha se aktori shkarkoi armën gjatë filmimeve të një filmi Western të shekullit të 19 Gruaja u dërgua me urgjencë në spital por nuk mundi t’i shpëtojë dëmtimeve. Regjisori i filmit po merr ndihmën e parë, shkruan BBC.

Viktima, Halyna Hutchins, 42 vjeçe ishte duke punuar si drejtore e fotografisë. Ndërkohë i plagosur është Joel Souza, 48 vjeç.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re