Më shumë se 26 kg drogë, heroinë dhe kokainë janë sekuestruar nga policia italiane. Po ashtu janë ekzekutuar 6 urdhra arresti në kuadër të hetimit “Amarcord”, i drejtuar nga Njësia investigative dhe karabinierët e Ravennas.

Droga, heroinë dhe kokainë vinte përmes një bande shqiptare deri në Ravenna, ku përzihej para se t’i rishitej një grupi tunizian që më pas e hidhte në treg me pakicë. Disa media italiane shkruajnë se droga vinte nga vendet e Ballkanit, ndërsa disa të tjera se vinte nga Shqipëria.

Ka qenë kjo dinamika që solli operacionin “Amarcord”, çka çoi karabinierët mëngjesin e sotëm të arrestonin gjashtë persona (një i shtatë është riatdhesuar në Shqipëri dhe një i tetë është nën hetim në gjendje të lirë), duke zbatuar kështu urdhrat e arrestit me burg.

Bëhet fjalë për një 32-vjeçar dhe një 37-vjeçar tunizian, një 42-vjeçar, një 47-vjeçar dhe një 38-vjeçar shqiptar, si dhe një 32-vjeçare italiane, gruaja e një prej shqiptarëve të arrestuar, të gjithë të konsideruar përgjegjës me role të ndryshme dhe në bashkëpunim me njeri-tjetrin për shpërndarje të vazhdueshme të lëndëve narkotike.

R. I., 32 vjeç, tunizianN. I., 37 vjeç, tunizianK. V., 32 vjeç, italianeA. A., 42 vjeç, shqiptarE. A., 47 vjeç, shqiptarI. P., 38 vjeç, shqiptar.

Gjithçka erdhi pas një përplasje me armë më 16 maj të vitit 2015 në parkingun e spitalit “Santa Maria delle Croci”, ku ndaj një 32-vjeçari shqiptar u afruan tre persona, një prej të cilëve kishte nxjerrë pistoletën duke qëlluar të paktën 10 herë në drejtim të tij por pa e kapur asnjë plumb.

Për këtë episod u arrestuan një 40-vjeçar tunizian dhe një 37-vjeçar puljez, prej vitesh rezidentë në Romagna, dhe ishte sqaruar motivi i tentativës së vrasjes, që ndodhi për shkak të mosmarrëveshjeve për pagesat mes bandave të shqiptarëve si furnizues të drogës dhe tunizianëve që merrnin prej tyre kokainën dhe heroinë për ta shitur me pakicë në provincën e Ravennas.

Sipas karabinierëve bëhet fjalë për xhiro droge prej miliona eurosh të zhvilluar nga viti 2015 deri në fillim të vitit 2017, me karakteristika pothuajse sipërmarrëse duke pasur parasysh ndarjen specifike të detyrave dhe shumave të mëdha.

Në banesën e një bashkëpunëtori të grupit ishin gjetur 39 mijë euro cash që dyshohet se kanë ardhur nga aktiviteti i paligjshëm i shpërndarjes së drogës.

Qendër e shpërndarjes ishte qendra tregtare “Le Befane” në Rimini, ku takoheshin shpërndarës dhe klientë.

(m.k/BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re