Një qytetar ka gjetur një zgjidhje unike për të ecur në rrugët e qytetit, në mungesë të një makine, apo nga pamundësia për të marrë një autorizim për lejen e makinës.

Siç shihet edhe në foton e publikuar nga JOQ në Instagram, burri shihet që ka marrë gomarin me vete.

“Për Bllok,”– shkruan JOQ krahas fotos, teksa shihet që fotoja është shkrepur pikërisht në zonën e ish-Bllokut, pranë godinës së Parlamentit shqiptar. Mesa duket karantina ka bërë që njerëzit të gjejnë një tjetër zgjidhje për të lëvizur.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re