Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka deklaruar se rasti i Xhisielës është një fenomen i rëndë i shoqërisë shqiptare, ndërsa theksoi se s’do  të ketë amnisti për dhunuesit.
 
Kreu i shtetit në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, ka theksuar se organet si Policia e Shtetit dhe Prokuroria duhet të hetojnë rastin e vajzës nga Fushë Kruja me të gjitha hapat e nevojshëm ligjorë deri në zbardhjen e plotë të të gjithë dinamikës.
 
Gjithashtu Meta ka folur dhe për letrën e Emiljano Nuhut i ka dërguar Drejtorit të Policisë dhe për dijeni të drejtuesve të shtetit, ku shpjegonte se ishte kërcënuar.
“S’do konfirmoj asnjë amnisti për çdo person që ushtron dhunë në familje”, tha kreu i shtetit. “Për rastin konkret është një çështje që kam marrë një letër që i drejtoj Kryeministrit, Ministrit të brendshëm dhe Prokurores para se të nisesha për në SHBA. Nuk kam besuar që mund të ndodhin ato çështje, por për çështjen në fjalë po e ndjek ekipi im me në krye këshilltarin për sigurinë. Për të mbajtur një qëndrim duhet të kem një informacion më të plotë”.
 
Gjithashtu kreu i shtetit apeloi që për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, duhet të qëndrojnë të bashkuar, dhe sa më larg akuzave politike.
“Përveç se Prokuroria dhe drejtuesit e Policisë duhet të ndërmarrin të gjitha hapat dhe të sqarojnë gjithë hapat e kësaj odiseje në mënyrë të paanshme, në mënyrë që të vendosin një besim të publiku. Është shumë e rëndësishme që shoqëria civile të jetë e bashkuar për të ndriçuar këtë çështje në interes së të vërtetës”.
 
Kreu i shtetit foli edhe për marrëveshjen e detit me Greqinë, duke nënvizuar se çdo pakt duhet të bëhet në kohën kur Gjykata Kushtetuese të jetë funksionale.
 
“Disa morrmarrevshje kam paszr me bushatin, i kam thene rames nese eshte e mundur rama do ta kete autoriyimin tim dhe si shef i mayhorances, eshte sh e rendesishme qe nje marreveshje e tille te ratifikohet ne parlament kur te kemi nje gjykate kushtetuese maksimale.”
 
I pyetur për reformën në drejtësi presidenti theksoi  se mund te ishte bërë me tepër edhe nga SHBA dhe BE për të zbatuar vettingun.
 
Në lidhje me ndryshimin e kufijve të Kosovës, presidenti artikuloi qartë se është humbje kohe. Ndërsa për referendumin në maqedoni, ai u shpreh se partitë politike duhet të lënë mënjanë interesat e ngushta për të mirën e vendit  

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re