Dy prononcime të personazhit të ditës, Xhisiela Malokut, një në TCH e një TV Klan, pra te Open-i dhe Opinion-i, kanë “hedhur në erë” gjithë reagimin e shoqërisë ndaj saj e në mbrojtje të saj, pasi ajo ka mohuar kategorikisht që të jetë ushtruar dhunë ndaj saj nga shtetasi Rexhep Rraja, djali i deputetit socialist Rrahman Jahja.

Ajo ka thënë se denoncimet e bëra kanë qenë të shtyra nga xhelozia ndaj të dashurit të saj, Rexhepit. Ajo nuk ka pranuar të komentojë as akt-ekspertizën mjeko-ligjore, as faktet e prokurorisë të mbledhura nga përgjimet ambientale, duke thënë madje se është hera e fundit që flet për median.

Referuar ligjit penal, sipas asaj çfarë thotë shtetasja Xhisiela Maloku, duhet që kjo e fundit të çohet në burg për dëshmi të rreme, e të dalë që aty shtetasi Rexhep Rraja. Megjithatë, të ftuarit në dy studiot nuk kanë besuar se Xhisiela Maloku thotë të vërtetën. Mendimi unanim ka qenë se ajo ndodhet nën një presion të jashtëzakonshëm.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re