Kryetari i Bashkisë së Krujës, Artur Bushi ka dhënë dëshminë e tij këtë të enjte në prokurorinë e Tiranës lidhur me çështjen ‘Xhisiela’.
 
Emri i Bushit u lakua nga oficeri i policisë Emiljano Nuhu, si një nga zyrtarët që ndikoi që çështja në fjalë të mos bëhej publike, pasi pas denoncimit të Xhisiela Malokut fshihej djali i deputetit të PS-së Rrahman Rraja, Rexhep Rraja.
 
Përmes një pornoncimi për mediat Kryebashkiaku i Krujës, tha se emri i tij përflitet për shkak të baltës që ish-kryeministri Sali Berisha hedh ndaj tij. Ndërkohë nuk dha detaje rreth dëshmisë së tij në prokurori.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re