Gjykata ka lënë në burg Rexhep Rrajën, djalin e deputetit të Krujës Rrahman Rraja.

Masa e sigurisë për 24 vjecarin u cili është përfrshirë në historine thriller me Xhisiela Malokun, është dhënë në Gjykatën e Krujës.

Prokuroria ka paraqitur të gjitha provat e saj përse Rexhep Rraja duhet te qëndronte ne masë sigurie “Arrest me burg” pasi kishte mundur të provonte edhe falë ekspertizës mjeko ligjore dhe përgjimeve ambjentale se Xhisiela Maloku kishte shenja dhunë në trup dhe se djali I deputetit kishtë kërcënuar dhe përndjekur vajzen nga fshati Nikël me të cilën kishte pasur një histori dashurie më heret.

 

Rexhep Rraja do të gjykohet për vepren penale “Përndjekje”, ndonëse Xhisiela Maloku në emisionet e fundit televizive ka mohuar qëndrimet e mëparshme mbi dhunën e pësuar nga 24 vjecari në muajin korrik të këtij viti.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re