Skip to content

‘Xhisiela’/Rraja kërkon lirinë, por nuk shkon në Apel. Avokati: Gjithçka për xhelozi

TIRANE- Gjykata e Apelit në Tiranë pritet të vendosë sot për fatin e djalit të deputetit të PS Rrahman Rraja, Rexhep Rraja.

Djali i deputetit ka apeluar masën e arrestit me burg duke kërkuar lirinë në Apel, ndërsa seanca ka nisur në orën 10:30. Rexhep Rraja nuk merr pjesë në seancë dhe përfaqësohet nga avokati i tij.

Burime për ‘BalkanWeb’ konfirmuan se trupa gjykuese kryesohet nga gjyqtarja Shpresa Beçaj ndërsa anëtarët janë Ridvan Hado dhe Zegjine Sollaku.

Teksa parashtronte provat në favor të klientit të tij, Ilir Murati, avokati mbrojtës i Rrajas pohoi se denoncimi nga Xhisiela Maloku është bërë për motive xhelozie dhe se nuk ka të bëjë fare me përndjekje. Sipas Muratit, vepra penale e përndjekjes nuk qëndron.

“Vepra penale e përndjekjes nuk qëndron. Të shfuqizohet vendimi i gjykatës së Krujës. Të bëhet lirimi i klientit tim Rexhep Rraja. Xhisiela e ka bërë kallëzimin për xhelozi”, tha Murati.

Rrahja Ne Gjyq
Rrahja Ne Gjyq

Rexhep Rraja u arrestua më 30 shtator, pas urdhrit të Gjykatës së Krujës e cila dha ‘Arrest me burg, në mungesë’ për të riun e akuzuar për ‘përndjekjen’ e ish-të dashurës së tij Xhiseila Malokut.

Ndërkohë më 2 tetor, ai doli para Gjykatës në Krujë për t’u njohur me masën e sigurisë.

(d.d/BalkanWeb)