Deputetja e LSI, Erisa Xhixho shprehet se SPAK, sot është në provë përsa i përket shumë çështjeve, por mbi të gjitha për dosjen e inceneratorëve .

Sipas saj zbardhja e kësaj afere korruptive e cila ka një ndjeshmëri të madhe publike duhet të bëhet sa më parë dhe të ndëshkohet cilido i cili ka abuzuar me fondet publike.

Reagimi i plotë:

Raporti i fundit i Komisionit Europian konfirmon problematikat e thella në sistemin tonë të drejtësisë, sepse drejtësia e vonuar është drejtësi e munguar.

“Efikasiteti i sistemit gjyqësor është cënuar nga procedimet e zgjatura, nga vendimet e pakta që janë dhënë dhe nga dosjet e shumta që mbeten pezull. Gjykatat e Apelit kanë një numër shumë të madh çështjesh të trashëguara dhe vakanca të shumta gjyqtarësh, me vetëm 40 gjykatës në detyrë nga gjithsej 78 që duhet të ishin.
Kohëzgjatja mesatare për një çështje në apel është 998 ditë për çështje të kriminalitetit dhe 1742 ditë për çështjet civile dhe ato administrative.
Gjykatat me më shumë dosje të mbetura pezull janë Gjykata e Lartë dhe ajo Administrative e Apelit. Kjo e fundit ka 15 mijë e 178 çështje pezull. Gjykata e Lartë ka numrin më të madh të çështjeve pezull, gjithsej 36 mijë e 288 çështje .”

Sot SPAK-u është para provës së besimit nëse është realisht struktura e posaçme antikorrupsion .

Fakti që i jemi drejtuar SPAK-ut është qasja jonë ndaj institucioneve të reja të drejtësisë, por edhe këto institucione duhet të dëshmojnë integritet,duhet të dëshmojnë se nuk janë nën kontrollin e maxhorancës.

SPAK është në provë para qytetarëve shqiptarë, edhe përpara partnerëve ndërkombëtarë që të dëshmojë se është institucion i pavarur dhe jo i kapur, që zbaton ligjin dhe jo urdhrat politikë.

Dhe dosja e inceneratorëve është një shans që SPAK të dëshmojë se është institucioni i luftës kundër korrupsionit.

Zbardhja e kësaj afere korruptive e cila ka një ndjeshmëri të madhe publike duhet të bëhet sa më parë dhe të ndëshkohet cilido i cili ka abuzuar me fondet publike.
Koha e pandëshkushmërisë duhet të marrë fund dhe këtë mesazh duhet ta japi kjo strukturë që ka besimin e qytetarëve dhe ka barrën e provës për të dëshmuar profesionalizëm,paanshmeri dhe funksionimin në bazë të ligjit dhe jo e kapur nga politika .

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re