Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë ditën e sotme në edicionin e 23-të “Symi Symposium”, organizuar e drejtuar nga ish-kryeministri George Papandreou dhe me pjesëmarrje personalitetesh të njohura të politikës, ekonomisë e botës akademike ndërkombëtare, mbi sfidat dhe projektet e post-pandemisë.

Në fjalën e tij Rama nuk i kurseu lavdet ndaj vetes kur u shpreh se ai është kryeministri më i mirë mes piktorëve dhe piktori më i  mirë mes kryeministrave.

“Faleminderit që më përmende për atë që jam. Jam kryeministri më i mirë mes piktorëve dhe piktori më i mirë mes kryeministrave. Këtu jam i pashoq. Askush nuk më sfidon këtu, Xhorxh Bushi u përpor, por nuk ia doli dot sfidës. Ne në ballkan kemi nevojë të themi që ne jemi më të mirët në botë për diçka”, tha Rama.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re