Skip to content

Xhubleta rrezikon zhdukjen; etnografët thonë se kanë mbetur pak njerëz që kryejnë punime të tilla të rralla

Xhubleta 4000 vjet histori te veshjes malesore unike ne bote. Thesari qe kerkon mbrojtje nga UNESCO

Subscribe

Veshja më e hershme dhe identifikuese popullore shqiptare, xhubleta, është  në rrezik zhdukjeje.

 

E trashëguar prej rreth 4000 vjetësh, sot kjo veshje realizohet nga shumë pak njerëz. Etnografja Afërdita Onuzi, tregon specifikat që kërkon punimi i një xhublete.

 

AFERDITA ONUZI

ETNOGRAFE

 

“Është e rrezikuar për vetë specifikën e saj sepse kërkon një material dhe ca faza përgatitore të vështira për të cilat mungon dijebërja. Brezi i grave që dinë ta bëjnë xhubletën janë shumë të rralla, të moshuara. Por mesa di unë ato janë të gatshme që t’ja u lënë brezave ashtu siç kanë lënë dhe xhubletën.”

 

Megjithatë, xhubleta, e rrënjosur në alpet e Shqipërisë, ruhet me fanatizëm nga banorët, e pandryshuar deri në detaje dhe e pacenuar nga ndryshimet.

 

Një ekspozitë kushtuar xhubletës, por edhe të gjithë elementëve përbërës të kësaj veshjeje eshte hapur sot në ambientet e Institutit të Antropologjisë.