Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ndau me të gjithë shqiptarët lajmin se xhubleta shqiptare, një nga veshjet më të lashta, mbi 4 mijë vjeçare, është nën mbrojtjen e UNESCO-s.

 

Pas këtij lajmi ka reaguar ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim e cila në një postim në Twitter, shkruan se xhubleta është një nga veshjet më të bukura në botë dhe është një gjë e mrekullueshme të shohësh trashëgiminë shqiptare të promovohet.

 

“Xhubleta është një nga veshjet më të bukura në botë. Është e mrekullueshme të shohësh trashëgiminë kulturore shqiptare të njohur, të mbrojtur dhe të promovuar. Urime Elva Margariti”, ka shkruar Kim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re