Akil Gjakova e ka nisur në mënyrën më të mirë misionin për të fituar normën Olimpike Tokyo 2020. Xhudisti nga Kosova fitoi medaljen e artë në Grand Prixin e xhudos, që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.

Gjakova arriti të triumfojë ndaj medalistëve Olimpikë, për t’u ngjitur në podium me të artën në qafë, kategoria -73 kilogramë.

Akili në finale mposhti kampionin Olimpik nga Lojërat Olimpike RIO 2016, kategoria -66 kg, italianin Fabio Basile.

Në gjysmëfinale, garuesi ynë u përballë me medalistin e argjendtë nga RIO 2016, Rustam Orujov i Azerbajxhanin, të cilin e mposhti me një Ippon mjeshtëror.

Në përgjithësi, Akili fitoi pesë luftëra. Ai doli i pari në një konkurrencë prej 56 garuesve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re