Korporata kineze Xiaomi ka paditur Pentagonin dhe Ministrinë e Financave për vendosjen e listën e zezë të kompanive që dyshohet se janë të lidhura me ushtrinë kineze.

Prodhuesi kinez i telefonave inteligjentë ka ngritur një proces gjyqësor në një gjykatë në Uashington duke pretenduar se futja e Xiaomi-t në listën e zezë është “antikushtetuese” dhe ka kërkuar që të anulohet vendimi i marrë në ditët e fundit të administratës Trump.

Xiaomi deklaron në proces gjyqësor se kompania do të përballet me pasoja të rënda nëse mbetet në listën e zezë amerikane, raporton Bloomberg.

“Xiaomi nuk është në pronësi ose kontrolluar nga qeveria ose ushtria kineze, ose nga ndonjë entitet i lidhur me industrinë ushtarake kineze,” tha kompania në një deklaratë.

Xiaomi i Kinës, shitësi i tretë më i madh i smartphone-ve, pa rritje të shitjeve prej 32 përqind në tremujorin e katërt të vitit 2020.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re