Video e tij gjithmonë bëhen virale.

Të gjithë e njihni Xum Allushin dhe me siguri të gjithë qeshni me videot që ai poston në Instagram.

Humoristi i njohur i cili është shumë aktiv në rrjetet sociale, ka publikuar një video ku shfaqet në një serë me domate dhe kastraveca, ndërkohë që imiton gjysen e Bes Kallakut.

Xumi i veshur si një grua e moshuar, i bën thirrje aktorit Bes Kallaku të shkojë tek ai, pasi pretendon se i ka perimet më të mira se Ija e Besit.

Por pas kësaj thirrje ka reagur Besi, i cili refuzon ofertën e Xumit.

“Ti i paske pomodorine, Ija ime i ka zemër kau, kurse tronglli jot u thyka me tparën. Tronglli Ijes sime të thyn kaptinën”, i komenton Bes Kallaku, ndërsa Xumi i është përgjigjur sërish.

Topics
#ja si i përgjigjet Bes Kallaku
#Xum Allushi imiton Ijen

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re