Google ka rënë dakord të paguajë 76 milion dollarë për një grup mediash franceze në tre vjet pas një mosmarrëveshjeje të gjatë për të drejtat e autorit, raportohet nga Reuters.

Të dy dokumentet përfshijnë një marrëveshje kornizë ku thuhet se Google është gati të paguajë 22 milion dollarë në vit për një grup prej 121 mediave kombëtare dhe lokale franceze, pasi të nënshkruajë marrëveshje me ta individualisht.

Dokumenti i dytë është një marrëveshje nën të cilën Google ka rënë dakord të paguajë 10 milion dollarë për të njëjtin grup mediatik në këmbim të heqjes dorë nga të gjitha proceset gjyqësore aktuale dhe të ardhshme për të drejtat e autorit brenda tre viteve të ardhshme, për sa kohë që marrëveshja zgjat.

Ligj i ri për të drejtat e autorit

Marrëveshja u arrit pasi Franca miratoi një ligj të ri mbi të drejtat e autorit, brenda ligjit më të gjerë të Bashkimit Evropian, mbi të ashtuquajturat “të drejta fqinje”.

Masa detyron Google dhe platformat e tjera të mëdha të Internetit të negociojnë me mediat për të rënë dakord mbi pagesën për përmbajtjen që ata përdorin për shërbimet e tyre të informacionit në internet, shkruan Reuters.

Marrëveshja u dënua nga media të tjera franceze që nuk janë pjesë e marrëveshjes, duke pretenduar se është e fshehtë, e padrejtë dhe nuk respekton ligjin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re