Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım, është shprehur se Afrini do të dorëzohet tek pronarët e tij të vërtetë, tek vëllezërit arabë, kurdë dhe turkmenë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Prania jonë është që të ndalim dhimbjen e vëllezërve tanë sirianë dhe irakianë. Ashtu sikurse kemi vepruar në operacionin ‘Mburoja Eufratit’ që krijuam zona të sigurta edhe tani në Afrin pasi ta pastrojmë nga terroristët ne atë do t’a dorëzojmë tek pronarët e tij të vërtetë, tek vëllezërit tanë arabë, kurdë dhe turkmenë të cilët janë persekutuar. Ne do të shërojmë plagët e atyre që janë shtypur, dhe do të shpëtojmë vëllezërit tanë atje nga persekutimi”, është shprehur kryeministri Yıldırım, gjatë një fjalimi në kongresin e 5-të të zakonshëm të Degës së Grave të Partisë AK në qytetin Muğla.

Ndër të tjera Yıldırım ka theksuar se “Do të punojmë edhe më shumë dhe do ta zhvillojmë vendin tonë. Sepse vetëm në këtë mënyrë mund të lajmë borxhin që u kemi dëshmorëve tanë. Lufta jonë kundër terrorizmit vazhdon me vendosmëri. Për ne është objektiv çdo kërcënim që drejtohet ndaj vendit tonë pavarësisht se nga vjen ai. Lufta kundër terrorizmit është e drejta jonë më e natyrshme”.

Pasi ka bërë të ditur se rreth gjysma e qytetarëve që dolën në rrugë në natën e 15 korrikut përbëhej nga gratë, Yıldırım tha se “Nuk lejuat që vullneti ynë të përdhosej nga tradhtarët puçistë, nuk lejuat uljen e flamurit, nuk lejuat heshtjen e ezanit. Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë ju. Lojërat nuk munda ta gjunjëzojnë dhe nuk mund ta marrin peng këtë popull.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re